Inter tronditet sërish në merkato, pranë dështimit edhe Edin Dzeko

Vetëm lajme të këqia për Interin në merkato. Pas Romelu Lukaku, zikaltërit mund të dështojnë edhe në misionin për të vendosur në dispozicion të Antonio Conte edhe Edin Dzeko. Roma as që ka ndërmend të privohet nga shërbimet e sulmuesit boshnjak, sidomos pas formës së treguar nga ai në ndeshjet e fundit miqësore, ku ka gjetur rrugën e rrjetës me vazhdimësi.

Inter E1562341838484

Sipas mediave italiane, klubi roman ka rritur sërish kërkesat e tij financiare dhe pretendon për kartonin e futbollistit të paktën 20 milion euro. Kjo shifër as që afrohet me ofertën e Interit. Klubi zikaltër është gati të paguajë vetëm gjysmën e kësaj vlere. Për këtë arsye, sipas mediave italiane, ka pak shanse që tratativat të mbyllen me një fund të lumtur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi