Indonezi, rritet numri i viktimave nga përmbytjet

Është rritur në 112 numri i personave të vdekur si pasojë e përmbytjeve që ndodhën më 16 mars në rajonin Papua në lindje të Indonezisë.

Zëdhënësi i Agjencisë për Menaxhim e Katastrofave të Indonezizë (BNPB), Sutopo Purwo Nugroho, tha se është rritur në 112 numri i të vdekurve si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve në disa zona të shkaktuara si pasojë e shirave intensivë që kanë qenë efektivë në kryeqytetin Jayapura.

Në lidhje me katastrofën e ndodhur në rajon, Nugroho tha se janë plagosur 915 persona nga të cilët 107 janë në gjendje të rëndë dhe se 94 të tjerë ende llogariten si të zhdukur.

Nugroho ka tërhequr vëmendjen se përmbytjet kanë prekur negativisht gjithsej 16.783 persona ndërsa 3.876 persona janë evakuuar në zona më të sigurta.

Në zonën ku më 29 mars për shkak të përmbytjeve u shpall situatë emergjente ende vazhdojnë punimet e kërkim shpëtimit.

Në Indonezi, ku klima tropikale është nën ndikimin e shirave mosun shpeshherë ndodhin përmbytje dhe rrëshqitje të dheut për shkak të reshjeve të dendura gjatë gjithë vitit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi