Indonezi, 84 të vdekur nga përmbytjet dhe stuhia

Të paktën 84 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve dhe stuhive që kanë përfshirë provincën Papua të Indonezinë nga dita e shtunë.

Numri i viktimave nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet intensive në provincën kryeqytetin e provincës Papua, Jayapura, është rritur nga 70 në 79, njoftoi Sutopo Purwo Nugroho, zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare për Menaxhimin e Katastrofave (BNPB).

Nugroho tha se 74 persona janë lënduar gjatë katastrofës në rajon, kurse 43 të tjerë ende janë të zhdukur, ndërkohë që rreth 12 mijë njerëz janë dëmtuar.

Nga ana tjetër, siç njoftohet, të paktën pesë persona kanë humbur jetën nga stuhitë dhe përmbytjet në qytetin Yogyakarta, ndërsa një person mbetet i zhdukur.

Në rajon janë duke vazhduar aktivitetet për gjetjen e personave të zhdkur.

Në përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut si pasojë e reshjeve të mëdha që në janar përfshinë provincën e Sulawesit Jugor në Indonezi, jetën humbën 68 persona.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi