21.5 C
Tirana

Indi, shënohen 386 viktima të reja nga COVID-19

Më datë:

Sipas lajmit në faqen e internetit “Times of India”, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 11.458 raste dhe 386 vdekje të reja nga COVID-19.

Me vdekjet dhe rastet e reja numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 308.993, numri i vdekjeve në 8.884 ndërsa numri i të shëruarve në 154.330.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e katërt në botë përsa i përket numrit të rasteve.

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën. Deri më tani në të gjithë botën kanë humbur jetën mbi 400 mijë persona ndërsa janë regjistruar mbi 7.5 milionë raste.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kurti dhe Ali Ahmeti në homazhet në nderim të Fatos Nanos

Në Pallatin e Kongreseve u mbajtën sot homazhet zyrtare...

Ceremonitë mortore për Fatos Nanon, Shqipëria i jep lamtumirën ish-kryeministrit

Në Pallatin e Kongreseve kanë nisur homazhet në nderim...