Indi : Në 24 orët e fundit në Brazil shënohen 602 vdekje nga covid-19.

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 602 vdekje, ndërsa në Indi 425 vdekje.

Ministria e Shëndetësisë së Brazilit njoftoi se me 26.051 rastet e reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit ka arritur në 1.603.055 numri i rasteve me COVID-19 në vend, ndërsa me 602 vdekjet e reja në 24 orët e fundit numri i viktimave në Brazil ka arritur në 64.867.

Qendra tregtare e vendit, rajoni Sao Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorë është rajoni më i prekur në vend nga pandemia me 320.179 raste dhe 16.078 vdekje nga COVID-19.

Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorë, Brazili cilësohet si “epiqendra e pandemisë” në Amerikën Latine. Brazili, duke kaluar Britaninë e Madhe u bë vendi i dytë në botë pas SHBA-së ku janë “regjistruar më shumë vdekje dhe raste me COVID-19”.

Instituti i Gjeografisë dhe Statistikave të Brazilit ka njoftuar se në muajin maj tek 4.2 milionë njerëz janë shfaqur simptoma të ngjashme të COVID-19 të tilla si humbje të shijes dhe aromës, kollë dhe temperaturë e lartë.

Indi, numri i vdekjeve nga COVID-19 arrin në 19.693

Ministria e Shëndetësisë së Indisë tha se në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 24.248 raste të reja duke e rritur në 697.413 numrin e rasteve ndërsa me 425 vdekjet e reja në 24 orët e fundit është rritur në 19.693 numri i viktimave nga COVID-19.

Deri më tani numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 në Indi ka arritur në 424.433 persona.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e katërt në botë përsa i përket numrit të rasteve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi