Ina Zhupa thirrje ministrit Gonxhe: Mos firmos transferimin te koncesionari

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka deklaruar se sipas ligjit data efektive e transferimit të Butrinti, siç quhet afati përfundimtar i transferimi është data 14 shkurt 2024.

Ajo tha se kjo do duhet të firmoset nga ministri i ri i ekonomisë, kulturës dhe inovacionit Blendi Gonxhe, të cilit i bëri thirrje të mos nënshkruajë transferimin e Butrintit te koncesionari, por të presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me ngjarjen.

Fjala e plotë:

Ju falenderoj për pjesmarrjen, jam këtu për të informuar publikun në lidhje me disa ngjarje të fundit që lidhen me koncensionin e Butrintit.

Sic e dini data 14 korrik 2022 përbën edhe Datën Efektive, sipas përkufizimit në Marrëveshjen midis MK dhe FMB. Sepse eshte data që është rrëzuar dekreti i presidentit Meta dhe ka kaluar ligji. Kjo periudhë eshte quajtur si nje periudhë tranzitore. Edhe sipas ligjit data efektive e transferimit të Butrinti, sic quhet afati përfundimtar i transferimi ështe data 14 shkurt 2024. Edhe kjo do duhet të firmoset nga ministri i ri i ekonomisë, kulturës dhe inovacionit Blendi Gonxhe.

Pikerisht në lidhje me këtë afat jam njoftuar nga punonjësit e parkut kombëtar të Butrintit, që përfaqësues të AADF, koncensionarit, një është menaxheri i projekteve Ilir Parangoni, që ditën e premten ka zhvilluar një mbledhje dhe ju ka kérkuar punonjësve të japin dorëheqjen pasi që ata do e marrin për pak ditë dhe duan stafin e tyre. Ka dy muaj që punonjësve ju thuhet në rrugë informale që duhet të largohen por tashmë kanë kaluar në intimidime.

Si deputete e Sarandës dënoj me ashpërsi këto akte dhe do mbroj deri në fund punonjësit që ju bëj thirrje mos të intimidohen dhe mos të japin dorëheqjen. I njëjti menaxher i AADF, ështe ai që i dërgonte emaile një personaliteti botëror të UNESCO, si Giora Solar që mos fliste për planin e dikurshëm të paguar nga AADF por të fshehur sepse nuk parashikonte koncension.

Sot dua ti bëj thirrje nga Kuvendi i Shqipërisë, institucione që duhet mbroj interesat e shqiptarëve, Z. Blendi Gonxhja, mos firmos transferimin e Butrintit tek koncensionari pa u shprehur Gjykata Kushtetuese dhe mos lejo koncensionarin tju bej presion punonjesve te shtetit.

Z. Gonxhe, mos u bëni pjesë e kësaj skeme kriminale, mos fimosni dorëzimin e Butrintit më 14 shkurt, ndërkohë që Gjykata Kushtetuese po e shqyrton cështjen dhe ska ende një vendim. Mos e firmosni kur sot e dimë të gjithë nga raporti i UNESCO që UNESCO është kundër, që do të thotë se e gjithë skema është në kundërshtim me Konventën e Parisit dhe, për pasojë, me Kushtetutën.

Në CV tuaj publike lexova qe ju shkruani me
Krenari që jeni angazhuar në Në vitin 1998, Blendi Gonxhe u emërua si Shef i Kabinetit i Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Edi Rama, për zhvillimin e politikave mbrojtëse dhe të qëndrueshme të cilat u finalizuan me njohjen e Butrintit si Park Kombëtar. Edhe shume mire beni se arritje ka qene.

Nëse firmosni atë tranferimin, ju do firmosni copëtimin e parkut kombëtar të Butrintit në pjesë, një për koncenscionarin dhe ca për oligarkët, kjo ështe e kundërta e asaj që thoni me kokën lart se keni arritur në 1998. Mos firmosni tjetërsimin e historisë dhe identitetit kombëtar. Si ministër duhet të zbatoni kushtetutën dhe të ndiqni interesin publik,për këtë arsye nuk duhet të lejoni presionin e punonjësve të koncensionarit ndaj punonjësve të shtetit dhe nuk duhet ta trasferoni Butrintin ndërkohë që jemi në Gjykim Kushtetues.

Ju faleminderit

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi