20.5 C
Tirana

Imunologu italian: Më mirë një vaksinë me efekte anësore sesa të infektohemi nga Covid-19

Më datë:

Francezët e ‘Sanofi’ kanë hequr dorë nga ‘loja’ për zhvillimin e vaksinës antiaCovid dhe kanë pranuar se nuk kanë arritur rezultatet e dëshiruara me ilaçin anti-artrit.

Në garë mbeten rusët, amerikanët, kinezët dhe boshti anglo-italian, vaksina e të cilëve për momentin duket se është më premtuesja për të qënë efektive

Por a mund t’i besojmë njoftimeve që po ndjekin njëri-tjetrin në lidhje me ardhjen e vaksinës anti Covid? Ka nga ata thonë se ajo do të jetë gati në shtator, të tjerë deri në fund të vitit.

Guido Forni, profesor i imunologjisë në Universitetin e Torinos dhe anëtar i ‘Lincei’, akademia më e vjetër shkencore në Itali tha për ‘Il Giornale’ se “Të gjitha vaksinat nën studim janë shumë të ngjashme” dhe se ‘Vaksina e Oksfrodit është ajo që do të qëllojë në shenjë”

‘Oksfordi e ka testuar vaksinën te majmunët dhe prandaj supozohet se ajo do të funskionojë edhe te njerëzit. Testi i vërtetë i lakmusit mbi vaksinën do të bëhet pas disa vitesh, kur do të shohim efektet anësore reale. Por edhe nëse nuk do të kemi një produkt 100% të sigurt, është e rëndësishme ta kemi atë. Më mirë me një vaksinë me efekte anësore sesa të sëmuremi me koronavirus”

I pyetur nëse është e domosdoshme që këtë vit të vaksionohemi kundër gripit, Forni u shpreh se sivjet vaksina e gripit do të jetë e domosdoshme më shumë se kurrë.

“Parandalimi prej gripit do të thotë ulje e rrezikut që të prekemi rëndë nga Covid dhe komplikimet e tij” – tha profesor i imunologjisë

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Qeverisja e Kosovës është tre herë më afër BE-së se qeverisja shqiptare

https://www.youtube.com/live/Fgk85qn9710?si=WigSoVg0Rg0rmvIC&t=710 Në një konferencë me gazetarët, Sali Berisha tha se...

Osmani pret në takim Ursula von der Leyen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po pret në takim...

Balla: Përfaqësim i të gjitha partive parlamentare në komisionin e reformës zgjedhore

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...

PS-PD konsensus për ngritjen e Komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi u...