8.5 C
Tirana

Idlib, në sulmet ruse humbën jetën edhe 9 civilë të tjerë

Më datë:

Idlib

Të paktën edhe 9 civilë të tjerë humbën jetën si pasojë e sulmeve të ndërmarra nga avionët luftarakë të Rusisë në rajonin e deeskalimit në Idlib të Sirisë,(AA).

Sipas Obervatorit të opozitarëve për vëzhgimin e avionëve, avionët luftarakë rusë në orët e vona të natës kanë kryer sulme në pjesën perëndimore të Halepit e cila ndodhet brenda zonës së deeskalimit në Idlib.

Nga informacionet e marra nga burimet e Mbrojtjes Civile (Beretat e Bardha) mësohet se si pasojë e sulmeve kanë humbur jetën 9 civilë nga fshati Ibbin.

Ndërkohë ka shqetësime se numri i të vdekurve mund të rritet, pasi ekipet e Mbrojtjes Civile vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit në vendin e ngjarjes.

Rikujtohet se në sulmet e ndërmarra dje nga regjimi i Asadit dhe Rusisë humbën jetën 17 civilë.

Nuk u zbatuan marrëveshjet e Astanas dhe Soçit

Idlibi në veriperëndim të Sirisë, pothuajse që nga fillimi i luftës së brendshme ka qenë në cilësinë e kështjellës për opozitarët. Në mars të vitit 2015, opozitarët vendosën kontroll mbi Idlibin, popullsia e të cilit është rritur në 4 milionë për shkak të migrimeve të brendshme të fundit në atë zonë. Në të njëjtën kohë, Idlibi është një nga zonat që më shpesh sulmohet nga forcat e regjimit.

Në kuadër të takimit të zhvilluar mes Turqisë, Rusisë dhe Iranit më 4-5 maj 2017 në Astana, u shpallën 4 zona të deeskalimit, përfshirë qytetin Idlib dhe disa zona të qyteteve fqinje rreth tij në (Latakia, Hama dhe Halep), pjesa veriore e qytetit Homs, Guta Lindore në kryeqytetin Damask dhe rajonet Dera dhe Kunejtra në jug të vendit.

Por, forcat e regjimit dhe terroristët me mbështetje iraniane nëpërmjet mbështetjes ajrore të Rusisë duke shkelur armëpushimin, më përjashtim të Idlibit morën nën kontroll zonat tjera të mbetura nga 4 rajonet për të cilët ishte vendosur që të ruhej situata e tyre.

Që nga Marrëveshja e Soçit më 17 shtator 2018 e deri më tani në sulmet e ndërmarr në Idlib nga regjimi dhe mbështetësit e tij kanë humbur jetën më shumë se 1.800 civilë. Ndërsa numri i të zhvendosurve në afërsi të kufirit me Turqinë që nga janari 2019 e deri më tani ka arritur në 1 milionë e 767 mijë persona.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sejko: Rritje ekonomike, ulen borxhet! Niveli i papunësisë nën normën historike

Është prezantuar sot raporti vjetor i Bankës së Shqipërisë...

“Nuk e dinim që nuk lejohet”/ Skuterat elektrikë sërish rrugëve të qytetit, policia aksion për bllokimin e tyre

Pavarësisht vendimit për ndalimin e qarkullimit të monopatinave në...