13.5 C
Tirana

Idlib, në 2.5 muajt e fundit humbën jetën 313 civilë

Më datë:

Në sulmet e ndërmarra që nga fillimi i muajit nëntor 2019 në rajonin e deeskalimit në Idlib të Sirisë nga sulmet e regjimit të Asadit, grupeve të huaja terroriste të mbështetura nga Irani dhe sulmeve të Rusisë kanë humbur jetën 313 civilë, përfshirë 100 fëmijë ndërsa 383 mijë të tjerë janë zhvendosur.

Sipas inormacioneve të marra nga Koordinimi i Ndërhyrjes Siriane, e cila përpilon të dhënat lidhur me civilët e zhvendosur nga rajoni, mësohet se që nga fillimi i muajit nëntor 2019 në rajonin e deeskalimit në Idlib janë detyruar të zhvendosen 382.466 civilë të përbërë nga rreth 67.104 familje.

Gjatë kësaj periudhe kanë humbur jetën 313 civilë, përfshirë 100 fëmijë ndërsa janë plagosur 1.843 civilë të tjerë.

Si pasojë e sulmeve janë goditur 48 xhami, 3 qendra të mbrojtjes civile, 1 ambulancë, 9 ekipe të shëndetësisë, 15 komplekse shëndetësore, 8 centrale uji, 51 shkolla dhe 14 tregje.

Gjithashtu si pasojë e sulmeve të kryera janë shkaktuar dëme prej 322 milionë dollarë.

Situata e të zhvendosurve

Një pjesë e madhe e civilëve të zhvendosur janë strehuar në rajonet pranë kufirit me Turqinë, ndërsa një pjesë e tyre në zonat e operacioneve “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit”.

Përderisa zhvendosjet kanë filluar edhe në zonën Jabal ez-Zawiya, ekzistojnë shqetësime se mund të zhvendosen edhe 250 mijë civilë në rast se sulmet intensifikohen përsëri.

Mijëra civilë kanë vështirësi në gjetjen e ndonjë vendi për t’u strehuar për shkak të tejmbushjes së kampeve në Idlib dhe për shkak të pakësimit të ndihmave dhe mungesës së infrastrukturës dhe hapësirave të reja për ngritjen e çadrave (tendave).

Ndërkohë që mijëra familje që janë larguar nga sulmet janë në pritje të ndihmave humanitare.

Nuk u zbatuan marrëveshjet Astana dhe të Soçit

Idlibi në veriperëndim të Sirisë, pothuajse që nga fillimi i luftës së brendshme ka qenë në cilësinë e kështjellës për opozitarët. Në mars të vitit 2015, opozitarët vendosën kontroll mbi Idlibin, popullsia e të cilit është rritur në 4 milionë për shkak të migrimeve të brendshme të fundit në atë zonë. Në të njëjtën kohë, Idlibi është një nga zonat që më së shpeshti sulmohet nga forcat e regjimit.

Në kuadër të takimit të zhvilluar mes Turqisë, Rusisë dhe Iranit më 4-5 maj 2017 në Astana, u shpallën 4 zona të deeskalimit, përfshirë qytetin Idlib dhe disa zona të qyteteve fqinje rreth tij në (Latakia, Hama dhe Alepo), pjesa veriore e qytetit Homs, Guta Lindore në kryeqytetin Damask dhe rajonet Dera dhe Kunejtra në jug të vendit.

Por, forcat e regjimit dhe terroristët me mbështetje iraniane nëpërmjet mbështetjes ajrore të Rusisë duke shkelur armëpushimin, përveç Idlibit morën nën kontroll zonat tjera të mbetura nga 4 rajonet për të cilët ishte vendosur që të ruhej situata e tyre. Si pasojë e sulmeve, qindra mijëra civilë u zhvendosën në veri në pjesët pranë kufirit me Turqinë.

Sulmet e tyre vazhduan edhe pak kohë pas marrëveshjes e cila u nënshkrua mes Turqisë dhe Rusisë më 17 shtator 2018 në qytetin Soçi të Rusisë. Sulmet e Rusisë, regjimit dhe terroristëve me mbështetje iraniane të cilat kishin në objektiv rajonin e deeskalimit në Idlib, që nga fillimii vitit 2019 e deri më tani shkaktuan zhvendosjen e rreth 1.3 milionë civilëve në zonat pranë kufirit me Turqinë. Ndërkohë që në bombardimet e kryera thuhet se kanë humbur jetën mbi 1.600 civilë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Motorola po punon në një pajisje siç nuk e keni parë kurrë më parë

Motorola po punon shumë për një telefon siç nuk...

Kontakte me klubin anglez, Mourinho synon rikthimin në Premier League

Jose Mourinho mund të rikthehet të drejtojë në Premier...

Çmimet Grammy, Beyoncé kryeson listën e nominimeve

Beyoncé dhe Taylor Swift kanë hyrë në historinë nominimet...

Krem Karamel i Ftohtë në Tavë – Ëmbëlsi Fantastike për Gjithë Familjen

Krem Karameli është një ëmbëlsirë delikate, plot finesë dhe...