8.5 C
Tirana

Ibrahimaj: 101 miliardë lekë lehtësi tatimore për bizneset

Më datë:

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj e vuri theksin sot në rëndësinë e rishpërndarjes së drejtë të fitimeve si nga ana e bizneseve, por ashtu edhe nga qeveria shqiptare.

Në fjalën e saj gjatë takimit me strukturat tatimore për prezantimin e planit për luftën ndaj informalitetit, Ibrahimaj theksoi se Qeveria shqiptare është angazhuar që të përmirësojnë klimën e biznesit në disa drejtime.

“Krijimi i mekanizmave të rritjes, i kërkesës, në një kohë që konsumi është rritur, për shkak edhe të rritjes së turizmit dhe eksporteve. Të gjithë këto janë tregues që ekonomia shqiptare ka pësuar një rritje të jashtëzakonshme, ndërsa qeveria angazhuar që të integrojë lehtësi fiskale si në drejtim të TVSH-së, apo tatimit mbi fitimin. Totali i parave të munguara vetëm nga përjashtimet tatimore ka qenë 101 miliardë lekë, sipas një studimi të vitit 2022. Pra, ¼ e buxhetit, shteti nuk e arkëton, por e çon në favor të lehtësive për bizneset. Janë 84 miliardë lekë mungesë nga TVSH-ja, vetëm nga lehtësitë tatimore”, u shpreh ajo.

E gjithë kjo procedurë, sipas Ibrahimajt ka lehtësuar barrën fiskale të sipërmarrjeve, duke sjellë më shumë të ardhura në arkat e tyre, por që duhen rishpërndarë në mënyrë të drejtë, si nga ana e bizneseve, po ashtu edhe nga qeveria.

“Skema e pensioneve është e bazuar te parimi i solidaritetit, ndërsa kontributet shkojnë për pensionet që marrin pensionistët sot. Kontributet garantojnë që skema e pensioneve në të ardhmen të jetë e sigurt. 450 milionë euro paguhen nga qeveria shqiptare për pjesën deficitare. Që të rrisim pensionet sot, duhet të marrim nga të ardhurat e tjera që gjeneron buxheti i shtetit, ose të shtojmë sigurimet shoqërore. Rruga jonë do të jetë e përbashkët mes qeverisë dhe bizneseve, gjithsecili prej jush duhet të kujdeset që skema e kontributeve të sigurimeve shoqërore të jetë e qëndrueshme”, vuri në dukje Ibrahimaj.

“Sektorët si ndërtimi, tregtia, turizmi nga të gjitha të dhënat, nëndeklarojnë pagat, ndërkohë që kanë një rritje dyshifrore, kanë subvencione. Por, ne do ta arrijmë qëllimin që pagat të shkojnë aty ku duhet që të kemi pensione të mira sot dhe në të ardhmen”, shtoi ajo.

“Shqipëria 2030 na takon të gjithëve dhe biznesi është një palë që tregon se do i përmbushë të gjitha standardet europiane. Të gjithë komponentët e zhvillimit ekonomik dhe europian lidhen me ju. Ndaj, ju bëj thirrje që të bashkojmë forcat dhe të shkojmë drejt standardeve europiane që të kemi një sistem pensionesh solid”, e mbylli fjalën e saj ministrja Ibrahimaj.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Nën akuzën e korrupsionit, GJKKO-ja rikthen në punë pedagogët e përjashtuar të Universitetit të Elbasanit

Gjykata e Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka...

Shtatorja e Skënderbeut vendoset në qendër të Tuzit

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët bëri me...

Bylykbashi paraqet amendamentin: 5 miliardë lekë për kompensimin e ish-pronarëve

Nënkryetari i PD-së, Oert Bylykbashi kërkoi që në buxhetin...

Buxheti 2025, Manja: 17% rritje për kompensimin e ish-të përndjekurve politikë

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja bëri të ditur sot...