Ibra prish kontratën dhe largohet nga Manchester United

Zlatan Ibrahimoviç nuk është me një futbollist i Manchester United. Lajmi është zyrtar dhe i konfirmuar nga klubi i Manchester, me anë të një komunikate.

Flitej prej kohësh në fakt për një largim të suedezit, i cili është ende në infermieri për shkak të një dëmtimi në gju të marrë një vit më parë. Mes palëve është arritur marrëveshja për prishjen e menjëhershme të kontratës. Ish-sulmuesi i Juves, Interit dhe Milanit do të transferohet në kampionatin amerikan të futbollit, me Los Angeles Galaxy.

Brenda kësaj jave do të arrihet firmosja e kontratës. Ibrahumoviç ndeshjen e fundit të tij me Manchester United e ka luajtur më 26 dhjetor ndaj Burnley. Ibra është në fundin e kontratës së tij dhe lëvizja bëhet me parametra zero, 2 muaj përpara mbylljes së sezonit./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi