I “zuri” vendin Taulant Ballës, Gjiknuri: Riorganizimi i partisë s’kishte qëllim për të ulur një politikan

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste i sapo zgjedhur, Damian Gjiknuri ka reaguar për herë të parë pas marrjes së kësaj detyre të re.

Sipas Gjiknuri detyrat e reja të ndara në PS nuk kanë pasur për qëllim që të zvogëlojnë apo rrisin një politikan të caktuar.

“Do e gjej PS me një statut të ri dhe me një organizim të ri. Mandati i tretë siç e ka thënë edhe Rama është i vështirë dhe ka pritshmëri. Nuk e di të ketë pakënaqësi. Ndarja e dy funksioneve është bërë në funksion të ri organizmit të partisë dhe nuk ka pasur qëllim të zvogëlojë apo të rrisë një tjetër. Angazhimi i Partisë Socialiste do të jetë një garanci e fortë që kjo parti të mbetet një parti lider në Shqipëri. Qëllimi i afatit 100 ditor është për të përmbushur të gjitha kërkesat dhe për të dalë me një platformë që do të dojë edhe vite për tu implementuar. Të gjitha partitë e kanë aftësinë kur të vijnë zgjedhjet dhe për të testuar aftësitë organizative të partisë. Fillimi i vitit do na gjejë me një statut të ri, me një organizim të ri. Për t’ju përgjigjur sfidave të mandatit të tretë. Ka pasur probleme për të cilat duhet të reflektojmë”- tha ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi