Pamjet që tregojnë zjarrvenësin duke u larguar me vrap, pasi i ka vënë flakën Sarajave të Toptanëve janë bërë publike.
Në video shihet që i riu vrapon me sa shpejtësi ka, ndërsa në dorë mban një çantë
. Ai shihet që ka kaluar rrugën e më pas është futur në tunelin pas një hoteli shumë të njohur në kryeqytet.
Identiteti i tij nuk bëhet i ditur, mirëpo policia me anë të njoftimit për mediat që publikoi mëngjesin e sotëm, raportoi se ka nisur punën për identifikimin e autorit.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme, pas mesnate. Ishin qytetarët ata të cilët filmuan momentet e para nga zjarri që pushtoi vilën e ‘Sarajeve të Toptanasve’.