I vihet tritoli Drejtorit të Sigurimeve Shoqërore në Krujë, pakoja në oborrin e shtëpisë

Nata e kaluar nuk ka qenë e qetë për Drejtorin e Sigurimeve Shoqërore në Krujë dhe ish-drejtor i Aluzinit, Alfred Vogës, të cilit i është vënë tritol në banesën e tij. Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:25, ku lënda plasëse është konstatuar në oborrin e banesës së Vogës.

Nuk duhet nëse ngjarja ka lidhje me detyrën e Alfred Vogës por policia ka nisur hetimet.

NJOFTIMI 

Më datë 11.07.2021, rreth orës 23:25, në fshatin Halil, Fushë Krujë, në ambientin e jashtëm të banesës, shtetasi A.V., ka konstatuar një pako të vogël ku brenda saj kishte lëndë të dyshuar plasëse. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin dhe dokumentin e rrethanave të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e autorit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi