I vihet tritol makinës së kreut të ‘Rithemelimit’ në Vaun e Dejës

Policia e Shtetit bëri të ditur detaje nga ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm në Vaun e Dejës ku iu vendos tritol makinës së kreut të Komisionit të Rithemelimit të PD-së, Benard Ndreca.

Në njoftimin zyrtar, policia sqaron se rreth orës 07:10, në fshatin Paçram, Vau i Dejës, në pjesën e përparme të automjetit tip “Audi”, në pronësi të shtetasit B. N., dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse.

Me marrjen e njoftimit, menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Policia deklaron se nga veprimet e para, rezulton se shpërthimi ka ndodhur në momentin që shtetasi B. N. ka hipur në automjet.

“Nga shpërthimi, shtetasi B. N. nuk ka pësuar dëmtime, por janë shkaktuar vetëm dëme të pjesshme  materiale. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi