I shpëtoi atentatit me armë por jo RENEA-s, Gjykata lë në arrest shtëpie Edison Begajn

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e arrestit në shtëpi per Edison Begajn, që u vu në pranga nga RENEA, pasi u kap ne ambientet e një lokali me armë.

Seanca për caktimin e masës së sigurisë u mbajt në spital, ku Begaj u shtrua për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore, nga plaget qe mori pas atentatit që iu bë pak javë më parë.

Edison Begaj i shpëtoi një atentati pranë banesës së tij teksa u qëllua në sy të fëmijëve. Një person i veshur si polic iu afrua dhe e qëlloi 4 here, ndërsa u largua menjëherë nga vendngjarja.

Begaj ndërkaq u transportua menjëherë drejt spitalit, ku edhe mori kujdesin e nevojshëm. Policia nuk ka ende asnjë të dyshuar për ngjarjen në fjalë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi