16.5 C
Tirana

I riu nga Kosova godet me thikë mësuesen në Gjermani, ndodhet në rrezik për jetën

Më datë:

Një sulm me thikë ka shkaktuar panik në një shkollë profesionale në Essen, në rajonin e Renanisë Veriore-Vestfalisë. Sipas informacioneve të raportuara nga mediat gjermane, një nxënës nga Kosova, 18 vjeç ka sulmuar me thikë një mësuese, duke e plagosur rëndë në bark.

Ajo ndodhet në gjendje të rëndë dhe po i nënshtrohet një operacioni urgjent në klinikën universitare të qytetit. Ende nuk dihet nëse është në rrezik për jetën.

Autoritetet policore kanë ndërhyrë menjëherë dhe raportohet se sulmuesi është neutralizuar me armë zjarri. Në vendngjarje po zhvillohet një operacion i gjerë nga forcat e policisë dhe shërbimet e emergjencës.

Rasti po hetohet nga autoritetet lokale, ndërsa shkolla mbetet e mbyllur për sigurinë e nxënësve dhe stafit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Osmani për rrëmbimin e shtetasit kosovar nga Serbia: Provokim i rëndë

 Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se grabitja e një...

Apeli i Posaçëm shtyn seancën për Ilir Metën, mbrojtja kërkon përjashtimin e gjyqtares

Gjykata e Posaçme e Apelit (GJKKO) ka shtyrë seancën...

Stuhia “Fung-Wong” përfshin Filipinet, raportohen tetëmbëdhjetë viktima dhe dy të zhdukur

Të paktën 18 persona humbën jetën dhe dy të...

Rusi: 900 milionë lekë për investime, na duhen mjedise për ndërtimin e gjykatave

Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi prezantoi...