“I futën me forcë brenda Audit”, nëna shqiptare bashkë me djalin e mitur rrëmbehet në Gjermani. Dyshimet që të çojnë tek ish-burri

Një 34-vjeçare bashkë me djalin e saj të mitur është rrëmbyer në Gjermani.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e enjte para shtëpisë së tyre.

Bëhet fjalë për shtetasen Nasibe K. 34 vjeç dhe djali i saj Beni, 3 vjeç të cilët prej disa ditësh rezultojnë të zhdukur në Gjermani.

Policia gjermane ka dyshime se ata janë rrëmbyer nga ish-bashkëshorti, shtetasi Blerim K., 39 vjeç.

Sipas mediave gjermane thuhet se me urdhër të tij nënë e bir janë marrë forcërisht për t’u kthyer në Shqipëri, ndërkohë që hetuesit dyshojnë se kemi të bëjmë me një plan të sofistikuar rrëmbimi.

Gruaja dhe djali u tërhoqën me dhunë në një makinë të bardhë në rrugë pranë shtëpisë ku banonin. E gjithë skena u pa nga një dëshmitar.

Nëna dhe fëmija i saj ishin duke qëndruar në stacionin e autobusit përballë shtëpisë së familjes kur papritmas një Audi i bardhë ndaloi para tyre dhe dy persona i morën me dhunë.

Nëna bërtiti me të madhe për ndihmë dhe pastaj Audi u largua me të dy.

Pavarësisht se po vijojnë kërkimet për gjetjen e tyre, ende nuk ka asnjë gjurmë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi