I është bërë burgu si shtëpi, Navalny sërish në liri

Opozitari rus Aleksi Navalny u lirua nga burgu ku kaloi pothuajse një muaj e gjysmë duke kryer dy dënime me rradhë për organizimin e demonstratave anti-qeveritare.

Më 28 gusht, ai u dënua me 30 ditë burg për demonstrata të paligjshme në janar, në të cilën ai bëri thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve presidenciale të 18 marsit.

Politikani 42-vjeçar i opozitës dhe luftëtar kundër korrupsionit, u dërguar në burg për të parandaluar atë që udhëheqë protestat më 9 shtator kundër planeve të qeverisë për të reformuar pensionet.

Megjithëse ai ishte në burg, mijëra rusë iu përgjigjën thirrjes së tij dhe protestuan në të gjithë vendin kundër ndryshimit në moshën e pensionit. Dhjetëra prej tyre u arrestuan.

Ai u lirua më 24 shtator e u arrestua përsëri, duke u dënua me 20 ditë burg, po ashtu për thirrje protestash kundër një ligji të ri pensionesh.

Projektligji, i cili përcakton se mosha e daljes në pension në Rusi do të rritet në pesë vjet, u miratua përfundimisht dhe u nënshkrua më 3 tetor nga Presidenti Vladimir Putin.

Navalny u bë figura kryesore e opozitës ruse që nga demonstratat e mëdha në 2011 dhe 2012. Më shumë tubime që konsiderohen ndër më të mëdhatë në Rusi në kohët e fundit janë organizuar me ftesën e tij dhe retorika e tij kundër korrupsionit është veçanërisht tërheqëse për të rinjtë që e ndjekin atë në internet.

Ndërkohë, e gjithë karriera e tij politike karakterizohet nga hyrje-daljet në burg. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi