I dhunonte vëllanë e mitur, djali kallëzon në polici babanë! Arrestohet 48-vjeçari në Kukës

Kukës- Një 48-vjeçar është arrestuar për shkak se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij të mitur. Sipas policisë 48-vjeçari është arrestuar pas denoncimit nga djali i tij tjetër.

Si rezultat i hetimeve të kryera u arrestua në flagrancë shtetasi I. H., 48 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj djalit të tij të mitur.

Njoftimi i policisë:

Denoncohet në faqen zyrtare të DVP Kukës, nga djali i tij, për dhunë ndaj vëllait të mitur, Policia pas hetimeve të kryera vuri në pranga 48-vjeçarin.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kukës, pas njoftimit të marrë në faqen e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, për një shtetas që denonconte babanë për dhunë në familje, vlerësuan informacionin dhe filluan menjëherë hetimet.

Si rezultat i hetimeve të kryera u arrestua në flagrancë shtetasi I. H., 48 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj djalit të tij të mitur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital, në numrin pa pagesë 112 ose në faqen zyrtare të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, duke iu siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi