I dënuari për vrasje, tentativë arratisjeje nga burgu Peqinit

Tentative arratisjeje nga burgu Peqinit. Burime thanë se një i dënuar ka tentuar te arratiset mbrëmjen e djeshme duke prerë hekurat e dritares së qelisë. Megjithatë, ai është bllokuar nga gardianët.

I burgosuri që tentoi arratinë është Gëzim Toma, i dënuar me 20 vite burg për vrasje, vjedhje me dhunë dhe arratisje nga burgu”.

Toma, ishte duke vuajtur dënimin në institucionin e burgut të Drenovës, për veprën penale “Vrasja me dashje” kryer në bashkëpunim, si autor i vrasjes së një 25-vjeçari ngjarje e ndodhur në Krastë, Martanesh.

Gjithashtu ai bashkë me Admir Tafili dhe disa të burgosur të tjerë, u arratisën më 23 Nëntor të 2013, duke kërcënuar me armë gardianët. Ata u prangosën më pas në disa magazina në qytetin e Përrenjasit, por Toma mundi të shpëtonte.

Arratia e tij zgjati shumë pak, pasi u prangos nga policia greke më datë 29 Nëntor të po atij viti, ku Gëzim Toma kishte kaluar në mënyrë ilegale kurfin helen. Më pasi, u ekstradua nga Greqia në vendin tonë, ku u mbyll pas hekurave për të vuajtur dënimin që rëndon ndaj tij. /Boldnews.al/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi