29.5 C
Tirana

I dënuar në Itali për krime seksuale, arrestohet 24-vjeçari. Pritet ekstradimi drejt shtetit fqinj

Më datë:

Policia ka arrestuar një 24-vjeçar i dënuar me burg në Itali për krime seksuale.

Blutë informojnë se 24-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Apelit në Gjenova, në vitin 2024 me 6 vjet burgim, për marrëdhënie seksuale me dhunë, për keqtrajtim dhe për vjedhje. 24-vjeçari u kap në fshatin Cakran dhe do të ekstradohet drejt shtetit fqinj.

“Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 38”. I dënuar nga Gjykata e Apelit në Gjenova, me 6 vjet burgim, për krime seksuale, krime kundër personit dhe krime kundër pasurisë, kapet në fshatin Cakran, 24-vjeçari.

Si rezultat i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacioneve, me partnerët italianë, nëpermjet strukturave homologe Interpol Tirana dhe Interpol Roma, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 38”, lokalizuan në fshatin Cakran, Fier, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin Erbin Nazeraj, 24 vjeç.

Ai ishte në kërkim ndërkombëtar, sepse Gjykata e Apelit në Gjenova, në vitin 2024, e ka dënuar me 6 vjet burgim, për marrëdhënie seksuale me dhunë, për keqtrajtim dhe për vjedhje. Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Romë, për të finalizuar ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali“, njofton policia.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

20 vatra zjarri në 24 orët e fundit në vend, 3 ende aktive. Përmirësohet situata në Parkun e Lurës

Tre vatra zjarri janë aktive në vend, ndërsa 17...

Skema Kombëtare, AZHBR: Financim 50% i kostove për certifikimin global GAP të produkteve

Certifikimi i prodhimeve bujqësore me “Global GAP”, është një...

“Paketa e Maleve”, Rama: 787 aplikime për investime në 5 ditë

 Vetëm 5 ditë pas hapjes së aplikimeve për masat...

Rama: Asistencë falas në përdorimin e platformës e-Albania pranë bashkive

Platforma e-Albania ofron sot 95% të shërbimeve publike të...