Është vënë në pranga një 28-vjeçar, i dënuar me burg nga GJKKO për pjesëmarrje në një grup kriminal.
Gjatë operacionit u kap në Fushë Milot, Kurbin, dhe u vu në pranga shtetasi:
Hashim Lama, 28 vjeç, banues në Milot, Kurbin.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Materialet procedurale iu referuan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.


