I dënuar me 15 vite burg për trafikim personash, ekstradohet nga Roma 42-vjeçari! 

Më datë:

Vijon bashkëpunimi i Interpol Tiranës me autoritetet ndërkombëtare për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve dhe bashkëpunimit me homologët italianë, është finalizuar ekstradimi nga Roma drejt vendit tonë i 42-vjeçarit Sefer Selimaj, lindur në Tiranë.

Shtetasi Sefer Selimaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, në vitin 2017, e ka dënuar me 15 vjet burgim për veprën penale “Trafikim i personave të rritur”, e kryer në bashkëpunim.

Pas finalizimit të procedurave të ekstradimit në territorin italian, 42-vjeçari i është dorëzuar zyrtarisht autoriteteve tona policore në Rinas, për të vuajtur dënimin e dhënë nga drejtësia shqiptare.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Takimi me të dërguarin e Trump, Balla: Shqipëria model i paqes dhe tolerancës

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla,...

Zjarri në Kryezi drejt Helmasit/ Zjarrfikësit luftojnë pa ndërprerje, flakët mbahen larg banesave

Një vatër zjarri e raportuar rreth orës 10:00 të...

Përfaqësues të PD-së, takim me të dërguarin special të presidentit Trump

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, kryetari...

Nesër nis sesioni i ri i Kuvendit

Deputetët do të rikthehen në sallën e seancave plenare...