I biri festoi ditëlindjen, Elton Deda e uron me fjalët më të ndjera: S’e kam përmbushur detyrën si baba

Elton Deda është munduar ta mbajë larg vëmendjes së publikut jetën e tij private.

Së fundmi, në 16 vjetorin e lindjes së të birit, artisti i mirënjohur ka thyer rregullin dhe i ka dedikuar disa fjalë prekëse.

Nëpërmjet një postimi në facebook, artisti teksa i ka shprehur dashurinë shkruan se nuk i ka përmbushur detyrat e tij si baba.

Biri im i shtrenjtë. Ti sot mbush 16 vjeç. Duke njohur që disa nga detyrat e mia atërore nuk i kam përmbushur me sukses, të kërkoj ndjesë që nuk të jam pranë.Por unë të dua dhe do të të dua gjithmonë ashtu si të desha sot para 16 vjetësh, kur piskama jote buçiti gjithë tersellime në këtë botë të çuditshme. Qofsh gjithmonë i lumtur dhe i bardhë ashtu siç di vetem Ti të jesh. Të dua fort. Babi”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi