Hysi: Opozita e ka problemin me veten, të hapur për dialog

Në një prononcim për News24 nga Kongresi i PS, Vasilika Hysi tha se Kongresi është organizuar në bazë të statutit dhe opozita e ka problemin me veten.

Hysi u shpreh se Kongresi i Partisë Socialiste nuk mund të shtyhej dhe dialogu me opozitën për situatën politike duhet të vijë nga palët brenda dhe jo nga jashtë.

“Nuk është një sfidë është një llogaridhënie dhe çdo kryetar bashkie duhet të drejtojë në mënyrë transparente, por duhet të dalin para qytetarëve. Llogaridhënia është një sjellje qytetare. Presidenti qëndron mbi palët. E mira është të dialogojmë ne brenda vendit pa pritur që vijë dialogu jashtë vendit”- tha Hysi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi