Hysaj ishte pranë Chelsea, agjenti zbulon arsyen që e pengoi

“Elseid Hysaj ishte shumë pranë kalimit tek Chelsea ku do të ndiqte ish-trajnerin Maurizio Sarri dhe Jorginho nëse nuk do të ishte për një pikë të kontratës”, ka deklaruar agjenti i tij.

Duke folur për radio “Kiss Kiss Napoli”, Mario Giuffredi theksoi se Hysaj do i ishte bashkuar klubit londinez këtë sezon nëse nuk do të ishte për një klauzolë në kontratën e tij, pikë të cilën ai nuk jep specifikime.

Ka qenë agjenti i lojtarit, ai që i ka dalë në mbrojtje legjionarit kuqezi pas kritikave më të fundit për paraqitjen jo të duhur me Napolin këtë sezon.

“Njerëzit harrojnë se ai ishte një nga 2-3 më të mirët në Evropë sezonin e kaluar për rolin e tij. Pastaj duhen vetëm 2-3 ndeshje që ai të bëhet i paftë”, u shpreh Giuffredi duke ironizuar me kritikuesit./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi