Hysaj drejt largimit?! Napoli afron një rival për rolin e tij

Elseid Hysaj është një prej emrave më të përfolur të merkatos, ku mediat italiane jo pak herë e kanë lidhur emrin e tij me Chelsea, drejtimin e të cilëve e ka marrë ish-trajneri i napolitanëve, Maurizzio Sarri.

Aurelio De Laurentiis i bën një dhuratë Ancelottit dhe tifozëve të Napolit. Numri një i klubit të kryeqendrës së Campanias mësohet se ka arritur marrëveshjen me PSV Eindhovenin për mbrojtësin e krahut të djathtë, Arias.

Kolumbiani luan në të njëjtin pozicion ku aktivizohet Elseid Hysaj, por nga klubi thuhet se kjo nuk do të thotë se shqiptari duhet të bëjë gati valixhet. Përkundrazi, futbollisti kuqezi mbetet i paprekshëm dhe thjesht do të ketë një konkurrent të denjë për vendin e titullarit. Krahu i djathtë i mbrojtjes ishte pozicioni i vetëm ku Ancelotti nuk kishte një dublues.

Nga ky transferim klubi holandez do të përfitojë 11.5 milionë euro, ndërsa lojtari kolumbian një pagë 1.6 milionë euro në sezon./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi