Humbi jetën në plazhin e Tales, ministri Peleshi mesazh ngushëllimi për ushtarakun 27-vjeçar: I hidhëruar nga lajmi

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka shprehur me një mesazh ngushëllime për ndarjen nga jeta të ushtarakut të ri Pavlin Rrasa, i cili humbi jetën ditën e djeshme në plazhin e Tales.

Peleshi shkruan se nëntogeri 27-vjeccar pësoi arrest kardiak ndërkohë që po pushonte me familjen, teksa shprehet i hidhëruar nga lajmi.

“I hidhëruar nga lajmi për largimin nga jeta e N/Toger Pavlin Rrasa. Pavlini 27 vjeçar pësoi një arrest kardiak ndërkohë që po pushonte me familjen.

I shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së N/Togerit dhe kolegëve të tij të Repartit Ushtarak 1010”, shkruan Peleshi.

foto galeri

foto galeri

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi