Humbi jetën në krye të detyrës, familjarët kërkojnë drejtësi

Disa ditë më parë, një elektricist humbi jetën në krye të detyrës në fshatin Kovashicë të Bulqizës.

Gjatë punës, elektricisti Ylli Boba, 32 vjeç, i vili ra në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Bulqizë, familjarët e elektriçistit që humbi jetën në vendin e punës kërkojnë zbardhjen e ngjarjes

E afërmja e viktimës, njëkohësisht avokate, Erjola Lami thotë se qëllimi është të vendoset drejtësia.

32 vjeçari Ylli Boba humbi jetën gjatë punës në një kabinë elektrike në fshatin Kovashicë të Shupenzës, më 31 Janar të këtij viti. Dyshohet se ai ra në kontakt me rrymën elektrike dhe humbi jetën në vend.

Familjarët e tij, në një deklaratë për mediat, bënë thirrje për një hetim të plotë nga institucionet e drejtësisë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, duke argumentuar se mund të ketë pasur shkelje të procedurave të sigurisë në vendin e punës.

Ata pretendojnë se gjatë kohës që po punohej për riparimin e defektit nuk është ndërprerë energjia.

Gjithashtu familjarët e elektricistit kërkojnë që kjo ngjarje të shërbej për përmirësimin e kushteve të punës, pasi nuk kanë edhe mjetet më elementare.

Kompanitë energjetike në Shqipëri janë ndër ndërmarrjet publike me më shumë aksidente të rënda në punë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi