Humbi garën për kryetar të PD-së, Kadilli: Unë nuk jam Luli, e pranoj rezultatin

Kanidati për kryetar të PD, Fatbardh Kadilli, i cili u rendit i katërti nga votat e numëruara ka pranuar humbjen.

Në një konferencë për mediat, Kadilli tha se zgjedhjet arritën të mundësonin një garë por jo standart. Ndërkohë ai foli edhe për parregullsitë që u hasën dje gjatë procesit të votimit.

“Jam krenar që në partinë time, jo për interesin tim, ndeza shkëndijën e parë të garës. Më shumë se garë ishte një sfidë.

Kjo sfidë tregoi që opozita nuk ishte ekskluziviteti i askujt. Ata që votuan dhe ata që nuk votuan.

Nuk jam këtu për të përligjur për të shprehur keqardhje për fitoren publicitare të Lulit. Për atë flasin më mirë ato që keni parë vetë.

Patë pabarazi, dhe kohë shumë të shkurtër.

Patë një kryetar që nuk lëshoi zyrën, kryetar degësh që nuk mbajtën distancën.

atë demokratë që nuk gjenin emrin në listë dhe fenomene të ndryshme.

Të gjitha këto na tregojnë të pazotë ndaj përgjegjësive që morëm.

Para shqiptarëve ofruam një garë po jo standarte.

Unë nuk jam Luli, unë e pranoj këtë rezultat dhe vendimin e demokratëve”- u shpreh Kadilli.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi