Hulusi Akar: Turqia ka në shënjestër terroristët, jo grupet etnike

Ky vlerësim i ministrit Akar erdhi gjatë Forumit 19. të Dohës në Katar, ku ai mbajti një fjalim rreth luftës ndërkombëtare kundër terrorizmit dhe ndikimet në mjedisin politik.

Akar foli gjithashtu për luftën e qeverisë turke kundër grupeve terroriste DAESH dhe YPG, degë siriane e organizatës terroriste speratiste PKK.

“Ne s’kemi ndonjë problem me kurdët apo me ndonjë grup tjetër etnik”, theksoi ai duke shtuar se organizatat terroriste si YPG/PKK-ja dhe DAESH-i janë shqetësimi i vetëm i Turqisë.

Duke potencuar se terrorizmi ka shkaktuar pasoja të pashembullta politike dhe shoqërore, ministri turk i Mbrojtjes Kombëtare tha se ai gjithashtu u ka hapur rrugën ideologjive radikale, rrënimit të shteteve, luftërave me prokurë, konflikteve dhe emigracionit masiv.

Ai vuri në pah se organizatat ekstremiste nuk paraqesin kërcënim vetëm për vendet e tyre, por njëherësh dëmtojnë edhe bashkësinë ndërkombëtare.

Hulusi Akar shtoi më tej se çdo armë e dhënë YPG-së i është transferuar PKK-së, organizatë terroriste që ka zhvilluar një fushatë terroriste kundër Turqisë për dekada të tëra duke vrarë dhjetëra-mijëra njerëz.

Ministri turk i Mbrojtjes theksoi se Ankaraja ka paralajmëruar bashkësinë ndërkombëtare që të mos zhvillojë luftë kundër terroristëve të DAESH-it duke përdorur YPG/PKK-në, një tjetër organizatë terroriste.

Duke folur për operacionin antiterrorist “Burimi i Paqes”, të cilin Turqia po e kryen në veri të Sirisë, Akar tha se operacioni ishte i bazuar në Marrëveshjen e Adanasë (1998) ndërmjet qeverisë turke dhe asaj siriane si rezultat i shqetësimit të mëparshëm terrorist.

Ai theksoi se Turqia nuk kërkon të ndryshojë strukturën demografike të rajonit ose të kryejë spastrim etnik ndaj kurdëve, siç është përshkruar nga disa media perëndimore, por synon vetëm të luftojë elementet terroriste.

Përkundrazi – tha Akar – Turqia synon vetëm të mbrojë të gjithë civilët pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike, rajonin dhe infrastrukturën civile në Siri.

“Ne riparuam një spital dhe rezervuarin e ujit të dëmtuara nga YPG/PKK-ja”, precizoi ministri duke shtuar se njësitë turke të sigurisë ende pastrojnë mjetet shpërthyese të kurthuara nga organizata terroriste.

Hulusi Akar rikujtoi të pranishmin në Forumin 19. të Dohës se një sondazh publik i kohëve të fundit në verilindje të Sirisë tregon se shumica mbështet operacionin e Turqisë në rajon.

Turqia filloi më 9 tetor Operacionin “Burimi i Paqes” për të eliminuar terroristët në lindje të lumit Eufrat në mënyrë që të sigurojë kufijtë e saj, të ndihmojë në kthimin e sigurt dhe vullnetar të refugjatëve sirianë dhe të garantojë integritetin territorial të Sirisë.

Gjatë fushatës së saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja, e cilësuar si organizatë terroriste nga Ankaraja, Uashingtoni dhe Brukseli, është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve, përfshi këtu shumë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG-ja është dega siriane e PKK-së.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi