Hoxha Osman Musliu mbështet Kandidatët Sylejman Çerkezi dhe Beni Kizolli

Hoxha i njohur dhe me ndikim të madh në Kosovë Osman Musliu e ka shprehur hapur mbështetjen e tij për kandidatët për deputet të parlamentit të Kosovës z.Sylejman Çerkezi dhe Beni Kizolli në zgjedhjet e përgjithshme të 6 tetorit.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë z.Çerkezi me anë të një postimi në facebook ku shfaqet nën shoqërinë e hoxhës Mulla Osmani.

Takimi i tyre vjen pikërisht në ditën e parë të fushatës zgjedhore si një përkrahje për Levizjen për Vetvendosje dhe në veçanti kandidatët e Lëvizjes për Drejtësi pjesë e kësaj liste, z. Sylejman Çerkezi me nr.31 dhe Beni Kizolli me nr. 32.

Statusi në facebook i Z. Sulejman Çerkezi:

“Edhe hoxha “i rebeluar” e kërkon drejtesinë. Mulla Osman S Musliu sot tregojë mbështetjen e tij për kanditatët për deputet të Lëvizjes për Drejtësi. Nuk ka nevojë shumë për përshkrim e aq më pak prezantim. #erdhidita #SylejmanÇerkezi31 #BeniKizolli32″

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi