Hoti për koalicionin qeverisës: Mashtrimet elektorale u kanë dalë sheshit!

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, mbështetë kërkesat e SBASHK-ut, për trajtim të barabartë në strukturën e pagave, ndërsa koalicionin qeverisës e akuzon për sjellje arrogante ndaj atyre që në fushatë elektorale ua kërkonin votat në këmbim të premtimit për rritjen e pagave 30 për qind.

“Dikur koalicioni i ‘punëve të mëdha’ kërkonte votat e arsimtarëve, duke iu garantuar 30% rritje të pagave. Tani me arrogancë u kërkojnë ndërprerjen e grevës. Mashtrimet elektorale kanë dalë sheshit. Kërkesat e SBASHK-ut duhet të merren në konsideratë, pasi nuk po kërkojnë rritje të pagës, por trajtim të barabartë në strukturën e pagave në sektorin publik”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ai ka treguar edhe mënyrën e zgjidhjes së problemit me pagat e mësimdhënëse, ndër to edhe anulimi i vendimit për pagat e kabinetit qeveritar

Postimi i plotë i Hotit:

“Dikur koalicioni i ‘punëve të mëdha’ kërkonte votat e arsimtarëve, duke iu garantuar 30% rritje të pagave. Tani me arrogancë u kërkojnë ndërprerjen e grevës. Mashtrimet elektorale kanë dalë sheshit. Kërkesat e SBASHK-ut duhet të merren në konsideratë, pasi nuk po kërkojnë rritje të pagës, por trajtim të barabartë në strukturën e pagave në sektorin publik”, ka thënë ai.

Sipas Hotit, zgjidhja e problemit për pagat e mësimdhënësve është e thjeshtë. Këtu ka thënë se qeveria duhet të ulë pagat për vete në mënyrë që të gjejë lehtësisht zgjidhjen.

“Zgjidhja është e thjeshtë:

  1. Qeveria të anulojë vendimin për dyfishimin e pagës për vete,
  2. Projektligji i pagave të tërhiqet dhe të rishkruhet në konsultim me arsimtarët, mjekët, shërbyesit civil, policinë, zjarrfikësit, doganierët, inspektorët tatimorë, komunat dhe sektorët e tjerë”, ka shkruar më tej ai.
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi