Hoti: Kosova duhet të ketë një platformë për dialogun që mbron kufijtë shtetëror

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ndihet i shqetësuar me klasën politike qeverisëse në vend, e të cilët sipas tij e kanë degraduar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Hoti theksoi se Kosova duhet ta ketë një platforme për dialogun, e ajo duhet të jetë për mbrojtjen e kufijve shtetëror.

“Nuk është shqetësuese asnjë marrëveshje politike, as ligji për dialogun, por shqetësuese është kjo klasë politike. Nuk duhet të diskutohen kufijtë. Kosova duhet të ketë një platformë për dialogun, por vetëm platformë që mbron kufijtë shtetëror”, tha ai.

Ndër të tjera, Hoti ritheksoi se vendi duhet të shkojë në zgjedhje, pasi siç tha ai dialogu nuk mund të dërgohet përpara me idenë e shkëmbimit të territoreve.

“Kushdo tjetër që mendon ta dërgoj dialogun përpara në atë mënyrë gabohet, sepse nuk është zgjidhje e duhur. Ne jemi për zgjedhje të reja që ta rilegjitimojmë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë”, u shpreh Hoti.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi