Honoris Causa për Cavusoglu, Meta: Raportet me Turqinë, të shkëlqyera

Presidenti Meta mori pjesë në ceremoninë e dhënies së Çmimit Honoris Causa për ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlut Cavusoglu të zhvilluar në Tiranë.

Në ceremoninë e rastit, Meta cilësoi të shkëlqyera marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Turqisë, ndërsa vlerësoi aktivitetin e ministrit turk Cavusoglu.
Sipas Presidentit, marrëdhëniet e vendit tonë me Turqinë janë të një rëndësie strategjike ku nënvizoi bashkëpunimin ekonomik, tregtar apo edhe ato në fushën e sigurisë.

Dhënia e çmimit Honoris Causa për ministrin e Jashtëm turk, sipas Presidentit, është një dëshmi e marrëdhënieve pozitive që vendi ynë ka me shtetin turk./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi