8.5 C
Tirana

Holanda: Ukraina do të marrë avionët e parë F-16 këtë verë

Më datë:

Pas vonesave në shpërndarjen dhe trajnimin e pilotëve dhe stafit tokësor, Holanda njoftoi se Ukraina do të marrë avionët e parë këtë verë, sipas “The Guardian”.

Në një bazë ushtarake në jug të Holandës, gjenerali Arnoud Stallmann, një komandant i forcave ajrore holandeze, tha se këtë verë, avionët luftarakë F-16 më në fund do të ngriheshin në qiell mbi Ukrainë.

“Këtë vere, gjithçka është organizuar sipas planit”, tha ai.

Gjithashtu, Stallmann tha se sapo kishte përfunduar një program i kohëve të fundit për të trajnuar instruktorët e forcave ajrore ukrainase për mirëmbajtjen e avionëve.

Belgjika, Danimarka, Holanda dhe Norvegjia janë zotuar t’i sigurojnë Ukrainës rreth 80 avionë luftarakë F-16 të prodhuara nga SHBA-ja, pajisje që forcat ajrore të Ukrainës kanë kërkuar për më shumë se një vit.

Por programi për nxjerrjen e avionëve në ajër është vonuar për shkak të dorëzimeve dhe trajnimeve.

Ukraina ka pritur me muaj me rradhë për përdorimin e avionëve luftarakë dhe shpreson se dorëzimi i tyre do të ndryshojë dinamikën e luftës – duke e detyruar Rusinë të adoptojë taktika më konservatore në sulmet e saj në zonat më afër kufirit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vjet burgim për masakrën e Izbicës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor Muhamet Alidemajn...

Berisha paralajmëron Ramën: Nëse shkon në KiE do pritesh me protesta

Partia Demokratike zhvillon sot, 2 shkurt, mbledhjen e grupit...

Mazniku: Nesër Kuvendi vendos të ketë vetëm 1 kryetar për Komisionin e “Territoriales”

Është mbledhur këtë të hënë Komisioni Posaçëm Parlamentar për...

Shkaktoi aksident me vdekje, AMP arreston efektivin e policisë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë) ka arrestuar në...