Historia tragjike e familjes së Camilës që pak e dinë

Gruaja mbretërore Camilla vizitoi zyrat e Shoqatës Mbretërore të Osteoporozës këtë të mërkurë më 25 janar. Është një qendër që ka një vend të veçantë në zemrën e saj pasi lidhet me një histori familjare të panjohur për shumëkënd. Gruaja e Mbretit Charles pa nënën e saj të vdiste në një fazë të avancuar nga kjo sëmundje në vitin 1994, në moshën 71-vjeçare.

Camila: Historia e nënës së saj që e stigmatizoi

Nga e njëjta sëmundje vuante edhe gjyshja e saj, e cila u nda nga jeta në vitin 1986. Në vitin 2021, në një intervistë që dha për BBC-në me rastin e Ditës Botërore të Osteoporozës, Camilla foli për betejën e nënës së saj. “Më kujtohet kur një mikesha e saj erdhi dhe e përqafoi dhe i theu brinjën me përqafim. Ishte shumë keq!’

A post shared by The Royal Family (@theroyalfamily)

Ajo ende mban mend mjekun që kishte ndjekur nënën e saj, Rosalind Shand, dhe ia atribuonte shëndetin e saj të dobët moshës së saj! “Ajo kishte vizituar çdo mjek të mundshëm dhe të gjithë thanë të njëjtën gjë: ‘Më falni që jeni plakur! Ne e pamë atë të tkurret para syve tanë!”.

Gjendja e rëndë shëndetësore kishte prekur si atë ashtu edhe pjesën tjetër të familjes. “Ishte e tmerrshme. Ne nuk dinim asgjë për të. Kur e preknim ose e lëviznim, ajo bërtiste!”, ka thënë Camila.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi