Hiqet karantina 14 ditore me Greqinë dhe Maqedoninë, ora policore s’ndryshon

Komiteti Teknik i Ekspertëve në mbledhjen e sotme njoftoi ndryshimin e disa masave anti-covid, nisur nga ulja e rasteve të infektimeve nga virusi.Në mbledhjen e sotme u vendos që të hapen Universitetet si dhe të hiqet karantina për emigrantët nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila ka thënë se Universitet do të jenë të hapura vetëm për fazën e konsultimeve dhe sezonit para provimeve.

Ndërkohë Manastirliu ka thënë se duke nisur nga ulja e infektimeve në Maqedoninë e Veriut dhe në Greqi, sipas saj nuk është parë më e nevojshme që ata që vijnë nga këto dy vende të karantinohen për 14 ditë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi