Hiljana Biba studentja e Fakultetit të Mjekësisë sjell “Tri Ditë dhe Dy Netë” udhërrëfyes për adoleshentët

Ato orë të shtyra…Mendova se Hektori mund të shfrytëzonte shansin.

E kontrolloja telefonin aq shpesh, sa për pak mu shkarkua bateria.

Ai kurrë nuk më telefonoi.

Kisha ndjekur me guxim dhe vullnet këshillën e kushurirës sime shtatëmbëdhjetë vjeçare.

Për më tepër, nuk prita vetëm tri ditë.

Unë prita tri ditë e dy netë.

Ndërkohë që lija sallën e prijtes, për tu larguar këtë herë, reflektoja.

Hektori për mua kishte qenë një arsye për të mos patur frikë nga jeta.

Tani, ai për mua ishte shndërruar në një shkak për të mos pasur frikë nga vdekja………..

Këto janë disa vargje të shkëputura nga romani autobiografik i Hiljana Biba,  studente ne Fakultetin e Mjekësisë.

Para një viti ka  publikuar një novelë online, “Me quajne Xhulia” e cila pati një shkallë shumë të lartë reagimesh.

Por Hiljana nuk ndalet këtu.  Këtë vit ajo  botoi një libër autobiografik, në formën klasike.

Autorja  tregon detaje dhe të fshehta të jetës, të cilat dëshiron ti ndajë me bashkëmoshatarët e saj.

Vështirësitë psikologjike, si ankthi, OCD dhe hipokondrina  tashmë e kanë ilaçin e tyre, Hiljana studentja e Fakultetit të Mjekësisë  sjell risi, dhe rrugën për të dalë fitimtar në raste të tilla.

Autorja e librit bën një lëvizje mjaft të guximshme, por me promovimin e duhur ajo shprehet se do të ndihmonte shumë adoleshentë të tjerë dhe jo vetem.

Për FxMedia autoria e romanit  Tri Ditë dhe Dy Netë” Hiljana shprehet:

Tri Ditë dhe Dy Netë është një roman autobiografik, i shkruar nga Hiljana Biba, studente në fakultetin e Mjekësisë. –Nëse do ta përfaqësoje romanin tënd me një libër tjetër, cili do të ishte ai?

E kanë krahasuar me Kamy-I huaj, po une faktikisht nuk e pëlqej atë vepër.

Mua personalisht më duket unik.

-Një këngëtar, i cili i qëndron mirë romanit tënd?

Michael Jackson.

-Një personazh mitik? Medusa.

Më bën habi se si ende një pjesë e njerëzve e njohin si një përsonazh negativ.

Ajo është figura më e brishtë dhe e keqpërdorur.

-Natyra është fort e lidhur me romanin tënd, përse?

Më pëlqejnë pemët, lulet. Bimësia është gjëja e gjallë, që duket më tepër jo e gjallë.

S’besoj të ketë ndonjë gjë tjetër që të duket kaq jo e gjallë, por faktikisht të ketë një kompleksitet të tillë në vetvete.

-Ndonjë gjë që do doje ta kishte ndryshuar në libër pasi e botove?

Do doja mos të kisha përmendur emra konkret.

-Romani juaj i qëndron pranë atyre njerëzve që vuajnë nga shqetësime të ndryshme psikologjike, përse pikërisht kjo temë?

Sepse është shumë pak e prekur. Për më tepër është një problem që e kam luftuar vetë. Ky roman në sytë e mi është një ditar publik.

– A do t’i bëjë këta të fundit, “Tri Ditë dhe Dy Netë” të ndihen më mirë?

Këtë e them me siguri që po. Ndonjëherë mendja është si nje oqean. Herë i qetë, herë i turbullt. Dallgët gjithnjë do të jenë aty. Por suporte të ndryshme e bëjnë më të këndshëm e të kollajt udhëtimin tënd.

-Si e kanë pritur njerëzit e tu të afërt ketë botim tëndin?

Disa mirë, disa jo mirë. Po kjo për mua s’ka shumë rëndësi. E vërteta është se unë nuk i kushtoj vëmendje atyrë ç’ka njerëzit thonë, por asaj që ata nuk thonë.

Libri do të jetë në të gjitha libraritë e Tiranës

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi