Hetuesi policor përmend bisedat e përgjuara të ish-zyrtarëve të Agjencisë së Akreditimit

Një bisedë e përgjuar vite më parë mes ish-zyrtares së Agjencisë Kosovare të Akreditimit (AKA), Ferdije Zhushi-Etemi, dhe ish-zyrtarit tjetër të këtij institucioni, Basri Muja, është përmendur të hënën në gjykimin që po zhvillohet ndaj tyre.

I akuzuar tjetër për korrupsion në këtë rast është edhe Armend Muja, djali i axhës së Basri Mujës.

Hetuesi policor, Ridvan Obërtinca, i cili ka qenë pjesë e hetimeve vite më parë rreth keqpërdorimeve në këtë agjenci, ka përmendur para gjykatës një rast kur Zhushi-Etemi dhe Muja kishin debatuar gjatë një vizite në kolegjin “Biznesi” në Vushtrri, shkruan sot Koha Ditore.

Obërtinca është dëshmitar i Prokurorisë në gjykimin ndaj tre ish-zyrtarëve, i cili ka filluar më shumë se një vit. Prokuroria Speciale po e akuzon ish-kryetaren e Këshillit Kombëtar të Cilësisë në Agjencinë Kosovare të Akreditimit (AKA), Ferdie Zhushi-Etemi, dhe ish-drejtorin e kësaj Agjencie, Basri Muja, për marrje ryshfeti nga pronarë kolegjesh dhe shpërdorim të pozitës zyrtare. Aktakuza është ngritur në shtator të këtij viti./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi