2.5 C
Tirana

Hetuan pasojat e tërmetit në L’Aquila, ekspertët italianë mbërrijnë në Shqipëri, asistencë për prokurorët shqiptarë

Më datë:

Hetimeve për dëmet që la pas tërmeti i 26 nëntorit në vend, do t’i shtohen edhe 7 ekspertë italianë. Ekipi i ekspertëve italianë ka mbërritur tashmë në Shqipëri dhe do të asistojë Prokurorinë e Durrësit në hetimet për tërmetin shkatërrimtar.

Mësohet se ekspertët italianë kanë zhvilluar sot një takim në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërsa nesër do të zbarkojnë në Durrës. Ata kanë qenë pjesë e hetimeve që nisën në Itali pas tërmetit në L’Aquila, ku gjithashtu pati viktima në njerëz e dëme të konsiderueshme materiale.

51 persona humbën jetën në vend nga tërmeti i 26 nëntorit, ndërsa shkatërroi qindra banesa në Tiranë, Durrës e Thumanë. Në qytetet e prekura nga tërmeti prokuroria ka nisur hetimet për veprat penale “Shpërdorim Detyre”, “Ndërtim pa leje” dhe “Dhënia e ndihmës për ndërtim pa leje”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Kryengritje paqësore deri në fitoren e PD

https://www.youtube.com/live/dPCllg3yFX0?si=FDOqFhyKF7MuF9Te Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot gjatë...

Trump fton Ramën në Bordin e Paqes, Kryeministri: Krenar për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se presidenti i Shteteve...

Aksidenti tragjik te Ura e Dajlanit, lihet në burg shoferi

Gjykata e Shkallës së Parë e Durrësit, vendosi këtë...

“Berisha zbulon mesazhet e dosjes Balluku: Palloshi i gjatë dhe kontrolli i të dhënave private nga Ergys Agasi”

https://www.youtube.com/live/DasbiBQXR3c?si=9d57tJiMX2TZfjj6 Kreu i PD Sali Berisha po mban një bashkëbisedim...