Heroina në Tiranë, dyshohet se vinte nga Turqia

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje më 31 vjeçarin e arrestuar në Tiranë, me 41 kg e 700 gram lëndë narkotike heroine në automjetin që ai drejtonte.

Raportohet se i arrestuari Armando Papa, 31 ka kyçur gojën para hetuesve duke mos pranuar të japë asnjë dëshmi.

Sipas informacioneve bëhet me dije se i riu nuk ka treguar asgjë mbi bashkëpunëtorë të tjerë të mundshëm të shitjes së drogës apo edhe për destinacionit se për ku ishte nisur për të dërguar lëndën narkotike.

Sasia e heroinës së sekuestruar kap vlerën e mbi gjysmë milioni euro nëse do të shitej në treg.

Ndër të tjera mësohet se Papa rezulton me precedente të tjera penale në fushën e drogës. Nërsa personi tjetër i shpallur në kërkim është me origjinë nga Sukthi. Ai ka qenë në një tjetër makinë gjatë momentit të ndërhyrjes për arrestim dhe ka mundur të largohet. Grupi hetimor dyshon se heroina ishte gati për tu shitur në treg, kryesisht në Tiranë.

Ndërkaq kujtojmë se në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Fusha e kuqe” në automjetin tip “Benz”, u gjet në bagazh një kuti me 62 pako brenda së cilave kishte 41 kg e 700 gram lëndë të dyshuar narkotike heroinë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe 1 mjet prerës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi