Hernandez sërish president i Hondurasit

Komisioni zgjedhor konfirmoi të dielën se Juan Orlando Hernandez është fitues i zgjedhjeve presidenciale në Honduras të mbajtura më 26 nëntor.

Kryetari i Komisionit Zgjedhor David Matamoros deklaroi se fitues është Hernandez dhe se komisioni ka përmbushur detyrën e tij.

Sipas të dhënava paraprake të komisionit Juan Orlando Hernandez ka fituar 42.95 për qind të votave ndërsa kundërshtari më i madh i tij Salvador Nasralla 41.42 për qind.

Hernandez nuk u prononcua pas publikimit të rezultateve zgjedhore kurse partia e Nasrallin bëri thirrje për protesta dhe deklaroi se nuk do të pranojnë vendimin.

Protestat u mbajtën në kryeqytetin e Hondurasit, Tegucigalpa.

Numërimi i votave të zgjdhejeve të mbajtura më 26 nëntor për shkak të rezultateve teknike përkohësisht u pezullua, kurse atëherë Nasralla udhëhiqte me 5 për qind të votave. Pas kësaj Hernandez kaloi në epërsi, kurse opozita thotë se rezultatet janë falsifikuar, për çka filluan protestat.

Në trazirat që ndodhën pësuan të paktën 17 persona./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi