13.5 C
Tirana

Hekurudha “Kuq e Zi”, Rama për projektin Durrës-Prishtinë: Nuk ka lidhje me zgjedhjet

Më datë:

Kryeministri i vendit Edi Rama  në rubrikën “Sy m’Sy” foli për hekurudhën “Kuq e Zi”, projekti ky, i cili do të lidhë Durrësin me Prishtinën.

Duke iu përgjigjur edhe akuzës se projekti u bë publik në kohë zgjedhore, Rama shprehet se në fakt projekti është prezantuar në çdo fazë, që në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive.

“Ky projekt është prezntuar në çdo fazë të tijën, madje edhe në një mbledhje të përbashkët mes dy qeverive. Nuk ka lidhje me zgjedhjet, por në një fazë të re kur është përcaktuar kalimi nga Shkodra përmes Gjakovës në Prishtinë si më të mirin, prandaj edhe ekipi ynë i përbashkët e ka parë të udhës ta bëjë me dije edhe edhe mbylljen e kësaj faze. E dyta se sa do të kushtojë këtë do ta nxjerrë projekti i detajuar që do të bëhet nga një ekspertizë ndërkombëtare e nivelit të larët dhe do të aprovohet nga Fondi Europian i Investimeve të Ballkanit Perëndimor, por një gjë është e sigurt që pa Lekë hekurudha nuk bëhet. A do të mbarojë apo jo hekurudha e kanë në dorë ata që projektojnë në llogoren e të ardhmes”, tha Rama.

Ndër të tjera Rama ka renditur edhe projekte të tjera hekurudhore të cilat pritet të zhvillohen në vitet e ardhshme.

“Programi i hekurudhave është një pako e re dhe tërësore që i ka ardhur koha tani dhe është hapur me Tiranë-Rinas-Durrës ku puna është drejt përfundimit, por ajo çfarë duhet të dini është se vonesa e fillimit të punimeve në atë hekurudhë kanë qenë të lidhura me pozicionin e dobët të Shqipërisë deri para vitesh ku ende nuk na merrnin shumë seriozisht as BE dhe as bankat e saj zhvillimore që janë burimi i financimit. Sot është një histori tjetër dhe prandaj jemi në procese të avancuara me hekurudhat Durrës-Hani i Hotit ku nis puna brenda këtij viti, Rrogozhinë- Pogradec dhe pastaj Durrës-Rrogozhinë. Hekurudha e Korridorit të 8 apo Durrës-Fier dhe Fier-Vlorë. Të gjitha këto nisin me rradhë, por jo më vonë se viti 2030 këto janë në proces ndërtimi të ndryshme dhe në fillim të dekadës tjetër këto do jenë të gjitha në punë dhe do të keni mundësi t’i shfrytëzoni”, thekson Rama.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fvideos%2F2166163873805046%2F&show_text=false&width=267&t=0

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Mbështetje për ish-udhëheqjen politike të Kosovës në Hagë

 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha shprehu sot mbështetjen...

“100 vite larg Evropës në infrastrukturë”, Noka: Bela Mafia ka 10-fishuar vlerën e tenderave

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, akuzoi ministren...

Zbardhen amendamentet e PD, çfarë kërkon opozita për projektvendimin e ngritjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Zbardhen amendamentet e Partisë Demokratike për projektvendimin e ngritjes...