Hebrenj fanatikë hyjnë në Aksa

Të paktën 190 hebrenj fanatikë kanë hyrë në Mesxhid al-Aksa të shoqëruar nga policia.

Sipas një njoftimi me shkrim të zëdhënësit të Autoritetit të Vakëfeve Islame në Kuds, Firas Dibs, hebrenjtë fanatikë kanë hyrë në oborrin e Aksasë përmes Portës El-Megaribe.

Hebrenjtë fanatikë kohë pas kohe hyjnë në Aksa të shoqëruar nga policia në seanca të mëngjesit dhe pasdites.

Hyrja e hebrenjve në Aksa ndodh në një periudhë kur policia izraelite së fundmi ka ashpërsuar praktikat kundër palestinezëve dhe zyrtarëve të kompleksit të shenjtë.

Invazioni i hebrenjve në kompleks shkakton rritje të tensioneve në rajon dhe përplasje midis palestinezëve dhe policisë izraelite.

Mesxhid al-Aksa, që gjendet në Kudsin Lindor të okupuar, është kibleja e parë e muslimanëve.

Nën këtë kompleks, ku krahas Xhamisë së Kibles dhe Kupolës së Shkëmbit gjenden edhe muze, medrese dhe oborri i madh, hebrenjtë janë duke kryer gërmime me arsyetimin se aty “gjenden mbetjet e Tempullit të Sulejmanit”, duke pretenduar të drejtën për të kryer rite fetare në Aksa./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi