Haxhiu-Haradinajt: Po i shpenzon paratë si në “bahçe të babës”

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, derisa ka kritikuar shpenzimet e rezervave të buxhetit të shtetit për Pavarësinë e Kosovës, tha se kjo qeveri duhet të shkoj në shtëpi, sepse siç tha ajo shpenzimet marramendëse që janë duke ndodhur, askujt nuk po i dhimbsen paratë publike.

“Ne prandaj duhet të punojmë për rrëzimin e kësaj qeverie, vendi duhet të shkoj në zgjedhje të reja, sepse po shihet dhe e kemi parë që për juve nuk është problem shpenzimi i parasë publike. Po thuhet që po shpenzohet si në bahçe të babës. Unë them jo sepse me siguri gjithësecilit prej jush do t’i dhimbej paraja e babës. Andaj kjo është arsyeja që ju duhet të shkoni në shtëpi dhe vendi të shkojnë zgjedhje të reja”, tha Haxhiu, derisa shtoi se LVV u ka kërkuar që tua sjell faturë të gjitha shpenzimet e festimit të pavarësisë, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

“I kemi kërkuar me fatura të gjitha shpenzimet për manifestimin e Pavarësisë së Kosovës, për këtë kanë pas afat 7 ditë, por kjo nuk ndodhi dhe faturat nuk na u sjellën ndërsa tani mendojnë t’ia hedhin fajin disa zyrtarëve”, u shpreh Haxhiu.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi