Një tërmet me fuqi prej 5.6 ballë sipas Rihterit ka goditur majën e vullkanit Kilauea në Havai, pas çka në ajër ka hedhur hi dhe gur në lartësi prej rreth tre kilometrave.
Zyrtarët e qarkut të Havait të mërkurën njoftuan se shpërthimi mund të shkaktojë dyfishimin e hirit mbi rajonet e populluara, përfshirë qytezat Volcano dhe Pahala.
Tërmeti ndodhi disa orë pasi Wendy Stovall, shkencëtare e Entit gjeologjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës tha se shpërthimi i radhës është i pashmangshëm.
Zëdhënësja e Parkut Kombëtar të vullkanit në Havai, Jessica Ferracane tha se disa tërmete u regjistruan herët në mëngjes. Kamera e vendosur në krye të Kilauea tregon gazra vullkanike dhe hi që dalin nga një krater vullkanik.