6.5 C
Tirana

Hasani: Mandati i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, në një kohë shumë të vështirë për botën

Më datë:

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ishte sot pjesë e takimit përmbyllës “Shqipëria në Këshillin e Sigurimit, kontribut për paqen dhe sigurinë globale gjatë kohërave më sfiduese” e organizuar nga MEPJ.

Kryediplomati shqiptar ka deklaruar se shërbimi ynë i Jashtëm ka merituar respekt për performancën e tyre.

“Shërbimi ynë i Jashtëm ka merituar respektin e brendshëm e të jashtëm për performancën e tyre. Realizuam me sukses një nga detyrat më kërkuese në politikën e jashtme.

Mirënjohje vendeve aleate me të cilat bashkuam përpjekjet në të mirë të paqes. Punuam me vendosmëri për avancimin e axhendës së grave për paqe dhe siguri.

Në qendër të përpjekjeve kishim respektimin e plotë të ligjit ndërkombëtar”, tha ai.

Ministri Hasani foli edhe në lidhje me agresionin rus në Ukrainë.

“Mandati ynë në Këshillin e Sigurimit erdhi në një kohë shumë të vështirë për botën. Shqipëria tregoi gatishmërinë për të kontribuuar në Këshillin e Sigurimit pas agresionit rus në Ukrainë.

Si bashkë-penëmbajtës me SHBA mbi Ukrainën, mbrojtëm me forcë kauzën e lirisë.

Çdo përpjekje për paqe është investimi më i mirë për të ardhmen.

Shqipëria e ka pasur këtë parasysh cdo ditë që ka shërbyer në Këshillin e Sigurimit”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Inceneratori i Tiranës, GJKKO pranon kërkesën e Alqi Bllakos për gjykim të shkurtuar. Pretenca më 29 Janar

Gjykata e Posaçme ka vendosur të pranojë kërkesën e...

U ekzekutua mbrëmjen e djeshme, del fotoja e Kristian Markut

Personi që po shihni në foton më sipër është...

Dalin para gjykatës fëmijët që vranë babain, rëndohet akuza për vajzën 19-vjeçare

Pritet që këtë të martë të nisë procesi gjyqësor...

Goditja ndaj grupit të Suel Çelës, Apeli lë në burg ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi masën...