Haradinaj thotë se dorëheqjet e kryetarëve serbë nuk janë definitive

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, pas homazheve që ka bërë tek varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, ka folur për dorëheqjen e katër kryetarëve serbë të komunave.

Sipas Haradinajt, këto dorëheqje nuk janë definitive dhe se të njëjtat janë në shqyrtim e sipër. “Dorëheqjet janë e drejtë e të zgjedhurve dhe kryetarëve. Nuk e di a do të kualifikohet kjo si e tillë. Ato nuk janë definitive, dhe ne jemi duke i shqyrtuar”, ka thënë ai.

Kujtojmë se dorëheqje dhanë kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, Zveqanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.

Arsyeja e këtij veprimi ka të bëjë me vendimin e Qeverisë Haradinaj për vendosjen e taksës prej 100 për qind ndaj produkteve serbe.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi